TV LIVE
Sport
18 August 2026
Tifozët pushtuan stadiumin në ndeshjen e Juventusit, kërkuan t’i marrin fanellën Zhegrovës

Gjatë ditës së djeshme Juventusi ka zhvilluar një ndeshje miqësore.

Ata u përballen me Juventus Next Gen, apo skuadrën e tyre të dytë pak para nisjes zyrtare të sezonit në Itali.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët pushtuan stadiumin duke kërkuar fanellat e lojtarëve, përfshirë atë të Edon Zhegrovës i cili ishte rrethuar nga ta.

Një incident ndodhi po ashtu ku një nga tifozët rrëzoi mbrojtësin Federico Gatti, duke rrezikuar që ai të marrë një lëndim.

Ndeshja kujtojmë se u mbyll me rezultat 2-0 në favor të skuadrës A të “Bianconerëve”, pas golave të Conceiçaos dhe McKennie./IndeksOnline/



Të ndryshme
Më shumë