TV LIVE
Nga Bota
1 August 2026
Krimi që tronditi Beogradin/ Modelja ruse Lyudmila Turkova gjendet e vdekur në një valixhe, në pranga një 25-vjeçar turk

Një ngjarje makabre ka tronditur Beogradin, ku 28-vjeçarja ruse Lyudmila Turkova është gjetur e vdekur brenda një valixheje.

Sipas raportimeve, e reja nga Shën Petersburgu ishte modele e “body-art” dhe ndodhej në Serbi, ndërsa zhdukja e saj kishte ngritur shqetësime pasi kishte humbur kontaktet me të afërmit.

Policia serbe ka arrestuar një 25-vjeçar me shtetësi turke, i cili dyshohet se ka lidhje me vdekjen e saj.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.Rasti ka shkaktuar tronditje në Serbi për shkak të mënyrës së rëndë se si u zbulua trupi i 28-vjeçares, ndërsa hetimet vazhdojnë.



Të ndryshme
Më shumë