Mykhailo Mudryk është sërish i gatshëm për të luajtur dhe të dielën do t’i bashkohet Chelseat në Hong Kong për fazën përgatitore para sezonit të ri.
Sulmuesi ukrainas kishte rezultuar pozitiv për prani të një substance të palejuar, atë të meldoniumit dhe tash çështja është mbyllur, pavarësisht se fillimisht ishte kërkuar një dënim deri në katër vjet.
Chelsea tha se mezi pret ta ndihmojë Mudykun “të rikthehet në formë të plotë, të kthehet në skuadër dhe në fushë”.
Kësisoj, ish-lojtari i Shakhtarit kthehet në fushën e gjelbër pas gati dy vjetësh.