TV LIVE
ShowBiz
1 August 2026
Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, ndan pamje me pite, speca e ajvar

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka ndarë emocionet për rikthimin në Kosovë, duke bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar vizitoi hapësirën ku do të mbahet festivali për t’u siguruar se gjithçka është gati për hapjen zyrtare.

Artistja shprehu krenarinë për punën e familjes së saj dhe të ekipit organizativ, të cilët prej muajsh janë angazhuar për organizimin e një tjetër edicioni të festivalit.

Krahas përgatitjeve për “Sunny Hill”, Dua zbuloi edhe një moment të veçantë nga jeta personale, duke bërë të ditur se është bërë kumbarë.

Në fotografitë e publikuara, ajo tërhoqi vëmendjen edhe me pjatën e mbushur me ushqime tradicionale shqiptare, ku shiheshin pite, speca të mbushur, ajvar, fli dhe sallatë, duke promovuar edhe një herë gastronominë vendase.

“Shihemi sonte, Prishtinë”, shkroi Dua Lipa, duke shtuar entuziazmin e mijëra fansave që pritet të marrin pjesë në tri netët e festivalit./Albinfo.ch



Të ndryshme
Më shumë