Sot (31.07.2026), në orën 07:30, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria D.S. (58) nga fsh. Raven, rrethina e Gostivarit, mbi dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të realizuar në bazë të urdhrit të gjykatës, ishin gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe fishekë për pistoletë.
Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

