TV LIVE
Nga Vendi
31 July 2026
Çfarë i zbardhi lumenjtë Lepenc dhe Vardar – Jozyrtarisht, lëndë kimike që përdoret në detergjente

Zbulohet çfarë i zbardhi lumenjtë Lepenc dhe Vardar? Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një kimikat që përdoret në detergjente
Analiza laboratorike ka përfunduar dhe u është dorëzuar institucioneve kompetente, por ende nuk dihet se kush e ka shkarkuar substancën në lumenj.

Një kimikat që përdoret në prodhimin e detergjenteve dyshohet se është shkaku i zbardhjes së lumenjve Lepenc dhe Vardar, ngjarje që një javë më parë shkaktoi shqetësim në opinion, raportoi TV Sitel.

Sipas informacioneve, analiza laboratorike e përgatitur nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ka përfunduar dhe tashmë i është dorëzuar Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Megjithëse menjëherë pas shfaqjes së shkumës së bardhë shërbimet inspektuese të qytetit nisën kërkimin për burimin e ndotjes, duke përdorur edhe dron, ende nuk është përcaktuar se kush e ka shkarkuar substancën në lumenj.

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor thonë se ende janë në pritje të rezultateve të analizave të mostrave që kanë marrë nga lumenjtë. Pas pranimit të tyre, rezultatet do të krahasohen me ato të laboratorit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Ndërkohë, nga ndërmarrja publike sigurojnë se uji i pijshëm në Shkup është plotësisht i sigurt dhe se ndotja nuk ka ndikuar në cilësinë e furnizimit me ujë.



Të ndryshme
Më shumë