TV LIVE
Nga Bota
31 July 2026
Shpërthim në minierën e qymyrit në Pakistan, të paktën 34 të vdekur

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në jug të Pakistanit, njoftuan autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.

Sipas autoriteteve, shpërthimi u shkaktua nga grumbullimi i gazit metan, duke shkaktuar dëme të mëdha në minierën që ndodhet në provincën e Baloçistanit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende për të lokalizuar dhe nxjerrë punëtorët që besohet se kanë mbetur të bllokuar nën tokë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të punëtorëve që ndodheshin në minierë në momentin e shpërthimit.

https://twitter.com/i/status/2083013527774638222



Të ndryshme
Më shumë