TV LIVE
Kuriozitete
30 July 2026
Masakra e Negovanit dhe urdhri i Vangjelit të Zi! Prifti që bekoi krimet ndaj shqiptarëve, dosja e errët e…!

Njohja intelektuale e historisë më orienton tek rrugët që duhet të ndjekim ne si shqiptarë, në një kohë që kryeministri i sotëm shqiptar nuk ka një strategji kombëtare për dosjet e shumta të çështjeve kombëtare, që lidhen me fqinjët tanë antishqiptarë dhe mungesa e strategjisë që t’i trajtojë në vendin e tij. Ai shkon e vjen në Athinë dhe Beograd pa pasur me vete dosjen e të vërtetave historike në marrëdhëniet me këto shtete fqinjë, ndaj dhe flet broçkulla në sytë e homologëve të tij. Doja t’i kujtoja zotit kryeministër se historia nuk mund të harrohet, aq më tepër ku vjen fjala për Çamërinë, por edhe për të gjithë kombin shqiptar përballë shovinizmit grek dhe serb. Po të njohësh një realitet të ndodhur që duhet të dijë kryeministri dhe sejmenët e tij diplomatët patronazhistë se asnjëherë nuk i është thënë për ngjarjet në Çamëri në atë 27 qershor dhe më pas. Pa harruar se ka edhe ngjarje të hershme si ajo që ndodhi në Negovan të territorit shqiptar para copëtimit të territoreve nga Konferenca e ambasadorëve të Londrës më 1913 dhe që ishte prologu që iu referua ambasadorëve në Angli. Fati i shqiptarëve të kriminalizuar nga fryma e urrejtjes nacionale nga një prift grek apo serb ka qenë modeli i sjelljes së fqinjëve të shqiptarëve. Një realitet historik flet më shumë se sa komentet apo togfjalëshat folklorik të kryeministrit.

Realiteti historik

Për hir të së vërtetës i kujtoj kryeministrit se çfarë ka ndodhur më atë fillim shekulli XX, me planin dhe organizimin e masakrës që bëri dhespoti i Kosturit, Germanos Karavangjelis, më 10 shkurt të vitit 1905, kur erdhi në kishën shqiptare të Negovanit dhe mori pjesë në përkujtimin e Shën Haral lambit, dëshmor i besimit të krishterë. At Kristoja përmendi edhe emrin e babait të tij, të ndjerin Harallamb. Dhespoti grek, kur dëgjoi At Kriston të ligjëronte në gjuhën shqipe, u xhindos dhe u largua nga kisha pa u takuar me besimtarët e mallkoi: “Mos e zëntë gjallë viti i ardhshëm!”. Karavangjelisi (Vangjeli i Zi) i urdhëroi andartët, që të vrisnin në Negovan 25 atdhetarë shqiptarë, me në krye Papa (At) Kriston) dhe vëllain e tij Theodhosin. Masakrimi i tmerrshëm u krye pas disa orësh në mesnatën e datës 12 shkurt 1905 me thika, hanxharë dhe sëpata nga banda shoviniste greke në pyllin afër fshatit.

REFLEKSIONE TË HIDHURA HISTORIKE

U informova për këtë ngjarje dhe kuptova që çfarë pasojash tragjike ka pasur kombi shqiptar nga udhëheqësia që i ka bërë kisha dhe priftërinjtë grek ndaj shqiptarëve. Konica ynë i nderuar thotë se “Grekët e pushtuan Epirin me kryqe dhe kisha”, kurse shkrimtari i nderuar Bilal Xhaferi ka thënë se “Grekët e pushtuan Epirin me trastën e lypësit”, për të shtuar se këta priftërinj kanë përdorur të gjitha krimet monstruoze mbi shqiptarët, ndaj burrave atdhetarë. Ky model antishqiptar i sjelljeve të priftërinjve grekë ka qenë edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës nga fryma kriminale e priftërinjve serbë e sllavë në tërësi. Kështu ka ndodhur edhe ndaj mësuesve të gjuhës dhe atdhetarëve shqiptarë të Rilindjes Kombëtare, po ashtu siç ka ndodhur ndër shekuj siç edhe na e ka shkruar në publicistikën e tij i madhi Faik Konica tek “Ju rrëfej grekët” me ato ngjarje drithëruese. Po kështu ndodhi edhe gjatë luftës ballkanike pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që priftërinjtë frymëzonin në emër të institucionit të tyre udhëhiqnin masakrimet vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe mendonin dhe flisnin shqip, vetëm pse ata atdhetarët dhe figura të shquara të kombit ishin shqiptarë dhe jo grekë apo serbë.

Lind pyetja: Pse kjo ndjesi e ortodoksisë ndaj shqiptarëve sido që të ishin myslimanë apo të krishterë sidomos ? Janë të fiksuara në kujtesën tonë historike emrat e mësuesve që nga Dhaskal Todri dhe deri tek Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani etj., etj.. Nga gjithçka kam lexuar dhe jam informuar ky ka qenë modeli i priftërinjve grekë në tokën shqiptare. Kështu ndodhi edhe në masakrat në Panarit, kështu ndodhi edhe në Korçë sidomos dhe në të gjithë Shqipërinë e Jugut. E dukshme dhe e spikatur është fryma e urrejtjes dhe udhëheqja që i bënë këta priftërinj masakrave në Çamëri. Ata kanë emra dhe njihen paudhësitë e tyre kriminale. Ndër klerikët e implikuar me krimet në Çamëri mund të përmend: – Dhespoti i Janinës Spiridhoni në bashkëpunim me zv.prefektin e Gumenicës vendosën internimin e 5000 çamëve nga 14 – 70 vjeç në ishujt e Egjeut etj.

– Mitropoliti i Paramëthisë në pabesi me Napoleon Zervën kryen masakrën e Paramëthisë e të gjithë Çamërisë në vitet 1944-1945. Çuditërisht këta priftërinj dhe shumë si këta nuk pësuan asnjë hakmarrje sepse shqiptarët nuk ishin kriminelë. Më keq akoma që shtetit grek nuk ka kërkuar një herë të falur ndaj gjithë kësaj vazhdimësie shekullore të krimeve të priftërinjve grekë ndaj shqiptarëve. Këta korbët e zinj të shoqëruar nga andartët e të zezave flisnin në emër të Zotit?! Kam bindjen dhe kam marrë informacione se në librat e shenjtë asnjëherë nuk flitet për hakmarrje të njeriut ndaj njeriut, porse për këta kriminelë kishte një orientim fashist dhe shovinist. Janë po të njëjtat vepra që kanë bërë serbët në Bosnje dhe në Kosovë dhe sot e gjithë ditën këta priftërinj dhe kishat e tyre janë ideologjia dhe filozofia e ortodoksisë që udhëheqin turmat e besimtarëve kundër kombeve të tjerë.

NJË REALITET I SOTËM

Ne shqiptarët kemi pasur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, një grek me kombësi që nga fillimi i viteve të tranzicionit demokratik dhe ai drejtoi si kryepeshkop besimtarët ortodoksë dhe që gjithnjë ka pasur tendencën e futjes së frymës greke në mesin e shqiptarëve ortodoksë. Si nuk e brejti një herë ndërgjegjja këtë njeri që e njeh mirë historinë e kombit tonë dhe krimet që kanë bërë në emër të kishës priftërinjtë grekë. E them këtë sepse Anastas Janullatos ka qenë me kombësi greke dhe drejton KOASH në Shqipëri. Këtij njeri ndoshta i kanë dalë në ëndërr dhe mund t’i jenë fanitur shpirtrat e atyre shqiptarëve që kanë ikur në botën tjetër në mënyrë kriminal nga priftërinjtë bashkëkombës grekë të Janullatosit. Si trashëgimtar nga Çamëria jonë shqiptare, e njoh mirë këtë realitet dhe me emra dhe me të bërat e tyre në krimet që kanë bërë ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë. A duhej të kërkonte ndonjëherë falje ky Janullatos si besimtar i Zotit apo besimi është një maskë për të fshehur antishqiptarizmin? Po që po, por vetë ky Janullatos ka qenë një vazhdues i veprës së priftërinjve që dimë dhe citova më sipër dhe që në ndonjë rrethanë të favorshme do të përsërisnin këtë kriminalitet siç e kanë bërë kohë pas kohe paraardhësit e tij. Është një krim i madh mos nderimi nga ana e KOASH i të madhit Fan Stilian Nosit, atij mendimtarit që mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe në Boston në fillimin e shekullit XX apo që nuk përmendet kryepeshkopi i parë Visarion Xhuvani apo Kristofor Kisi vetëm e vetëm se ata janë shqiptarë dhe nuk pajtoheshin me frymën greke dhe antishqiptare. Vangjeli i Zi e shumë e shumë si ai janë modeli i çdo prifti grek apo edhe serb njëkohësisht dhe nuk ka maskë që tua fshehë atyre fytyrën e vërtetë të antishqitparizmit dhe ekskluzivisht kundër besimtarëve myslimanë që kame shumicë Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.

EPILOG

Ky Kaledar Historik është një altoporlant për shtetarët dhe qeveritarët shqiptarë për të pasur parasysh sa herë që vijnë shtetarë dhe zyrtarë grekë dhe që në çdo rast do takoheshin me kryepeshkopin Janulaltos. Asgjë të keqe nuk ka këtu. Por ata bëjnë ca kërkesa që e fyejnë kombi shqiptar dhe asnjë nga këta zyrtarët tanë nuk ka hapur gojën dhe nuk ka thënë një fjalë kur Himara dhe Dropuilli na mbushen me “andarttë” të rinj të shoqëruar nga priftërinj që vijnë nga Athina. Dhe ne i kemi në kujtesën tonë historike edhe Peshkëpinë, edhe 1997-ën, edhe 2003-in edhe Belerin dhe bashkëkombësit e tyre si Kostandin Kacifas, po ashtu si dimë historikisht se çfarë ka bërë greku Shën Kozma Etoliati në shekullin e 18-të në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Thuhet fjala se “gjalmi e di se çfarë mban thesi brenda”. Ky është thesi i madh i bëmave greke ndaj shqiptarëve që Akademia e Shkencave apo studiues duhet t’ia kujtojnë një kryeministri shqiptar apo ministri të Jashtëm që të kenë parasysh kur bisedojnë me homologët zyrtarët grekë. / Gazeta Panorama 



Të ndryshme
Më shumë