TV LIVE
Nga Vendi
29 July 2026
SPITAL I RI I KËRÇOVËS NË AFËRSI TË RRUGËS MAGJISTRALE NË KAZERMËN USHTARAKE,INVESTIM PREJ 22.5 MILIONË EUROSH

Një delegacion i udhëhequr nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, përfaqësues të Bankës Botërore, vizituan spitalin e përgjithshëm të Kërçovës ku u pritën nga drejtoresha e Spitalit , Maja Cvetanovska Trajkovska, dhe kryetari i Komunës së Kërçovës Aleksandar Jovanovski, ku u prezantua koncepti për ndërtimin e spitalit të ri modern në qytetin e Kërçovës afër rrugës magjistrale në ambinetet e kazemrës ushtarake.Zv Minisri i shëndetësisë , Jovica Andovski, tha se projekti, kap një vlerë të planifikuar prej 1.38 miliardë denarësh (22.5 milionë euro), dhe synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet për diagnostikim, trajtim dhe shërbime urgjente, duke ofruar kujdes shëndetësor më cilësor për qytetarët e Kërçovës dhe rajonit.

Kryetari i Komunës së Kërçovës Aleksandar Jovanovski u shpreh i lumtur që më në fund do të zgjidhet një ndër problemet e kahershme të qytetarëve të Kërçovës.

Edhe drejtoresha e spitalit të përgjithshëm të Kërçovës Maja Cvetanovska Trajkovska u shpreh e lumtur nga angazhimi i qeverisë në zgjidhjen e këtij problemi.


 



Të ndryshme
Më shumë