TV LIVE
Sport
28 July 2026
Zyrtare: Zidane në krye të Kombëtares së Francës

Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar emërimin e Zinedine Zidanes si selektor i ri të “Gjelave”.

Legjenda e futbollit francez do ta marrë drejtimin e kombëtares pas 14 vitesh të Deschampsit në stol, duke rikthyer një prej figurave më të mëdha të futbollit francez në krye të ekipit kombëtar.

Zidane rikthehet në bankinë pas pesë vitesh larg futbollit, që nga largimi i tij nga Real Madridi në vitin 2021, transmeton Klankosova.tv.

Synimi i madh i Zidanes do të jetë rikthimi i Francës në majën e futbollit evropian dhe botëror, me një brez të artë lojtarësh dhe ambicie për trofe të rinj.



Të ndryshme
Më shumë