TV LIVE
Sport
28 July 2026
FIFA vendos: Ky është goli më i bukur i Kupës së Botës 2026

FIFA ka konfirmuar se goli i shënuar nga reprezentuesi i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, është zgjedhur si goli më i bukur i Kupës së Botës 2026.

Me këtë arritje, mbrojtësi i majtë hyn në histori si futbollisti i parë që përfaqëson një kombëtare afrikane dhe fiton këtë çmim prestigjioz në një Kampionat Botëror.

Çmimi iu dha falë golit spektakolar që realizoi në përballjen e fazës së 1/8 së finales kundër Argjentinës. Gjatë kohës shtesë, Cabral kaloi me elegancë Alexis Mac Allisterin me një driblim të shkëlqyer dhe më pas goditi me saktësi nga kufiri i zonës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Emiliano Martínez.

Edhe pse Kepi i Gjelbër u eliminua pas një autogoli të pësuar në çastet e fundit të kohës shtesë, rrugëtimi historik deri në mesin e 16 ekipeve më të mira të botës, në paraqitjen e parë ndonjëherë në Kupën e Botës, mbeti një nga historitë më të veçanta dhe surprizuese të turneut.

Tanimë, kryevepra e Sidny Lopes Cabral është përjetësuar edhe zyrtarisht nga FIFA, pasi është shpallur goli më i bukur i Botërorit 2026, duke siguruar një vend të veçantë në historinë e Kampionateve Botërore. përcjell  Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë