Në oborrin e shkollës së parë shqipe "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Sërbicë të Kërçovës u mbajt edicioni i nëntë i manifestimit tradicional "Thesari që na Bashkon". Në këtë edicion në qendër të vëmendjes ishin kryepleqtë, imamët, përfaqësuesit e zgjedhur të fshatit dhe udhëheqësit e shkollës, për kontributin e tyre në ruajtjen e traditës, vlerave dhe identitetit kombëtar.
Mainifestimi filloi me 1 minut heshtje në nderë të profesorit të ndjerë Halim Purellku.
Mainifestimin e hapi gazetari Bekim Adili
Me këtë rast u promovua edhe vepra "Migjeni poet i vuajtjes dhe Mjerimit" i autorit Mr.Nexhat Mehmedi.
Pas shfaqjes së kronikës përmbledhse të kryepleqve të fshatit,fjalë rasti mbajti njëri ndër ta Isa Neziri.
Fjalë rasti mbajti edhe përfaqsuesi i institutit të trashigimisë kulturore dhe shpirtërore prof Besnik Ramti.
Ndërsa më pas si përfaqsues aktual i kastriotasve fjalë mbajti amasadori i RMV-së në Zvicër Rexhep Demiri.
Gjithashtu fjalë rasti mbajti edhe prof Ismet Jonuzi-Krosi.
Ndërsa pas shfaqjes së kronikës për drejtorët e shkollës nga i pari deri te aktuali fjalë rasti mbajti ish drejtori i kësaj shkolle Beadin Ballazhi si njëri ndër drejtorët më të suksesshëm.
Vitin e ardhëshëm me rastin e 100 vjetorit të shkollës së parë shqipe, pritet të jetë gati edhe monografia e fshatit Sërbicë.
Ndërsa në manifestim nuk munguan as pikat artistike, ndërsa në fund u shtrua edhe sofra Kastriotase me ushqime tradicionale.