Manifestimi Kërçova Fest 2026, i paralajmëruar prej muajsh si një koncert që do të bashkonte artistët dhe publikun kërçovar, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë për sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve.
Edhe pse në skenë performuan mbi 25 artistë kërçovarë dhe u prezantuan edhe dy grupe valltarësh, numri i të pranishmëve ishte dukshëm i vogël Pamjet nga koncerti treguan një pjesëmarrje modeste të publikut, pavarësisht ftesave të hapura të organizatorëve.
Pjesëmarrja e ulët ngre pikëpyetje mbi organizimin dhe mënyrën e promovimit të këtij aktiviteti. Mbetet e paqartë nëse arsyeja lidhet me organizimin, përzgjedhjen e konceptit apo me faktorë të tjerë që ndikuan në interesimin e qytetarëve.
Ky organizim ngre edhe një pyetje më të gjerë a është zbehur fryma organizative dhe shoqërore apo kërçovarët treguan pjekuri të lartë dhe nuk mbështesin nsima epo organizime të grupacioneve të cilët ndikuan në përçarjen e kërçovarëve para 1 viti .Kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi se nevojitet një shkundje e madhe, një riorganizim dhe një qasje e re në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe shoqërore në mënyrë që ato të rikthejnë besimin dhe interesimin e qytetarëve.
Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, artistët kërçovarë meritojnë respekt për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë koncert. Megjithatë, atmosfera e vakët dhe numri i vogël i pjesëmarrësve bënë që edicioni i parë i Kërçova Fest 2026 të lërë hapur shumë pyetje për organizimet e ardhshme.