TV LIVE
Sport
25 July 2026
Vozinha nis një aventurë të re, pranon ofertën e klubit nga Kili

Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi ka arritur marrëveshje me klubin kilian Colo-Colo.

Sipas gazetarit Germán García Grova, gardiani me përvojë ka pranuar ofertën e gjigantit kilian dhe do të firmosë një kontratë me kohëzgjatje prej 18 muajsh.

Transferimi vjen pas paraqitjeve mbresëlënëse të Vozinhas në Kampionatin Botëror, ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë të përfaqësueses së Kepit të Gjelbër. Performancat e tij tërhoqën vëmendjen e disa klubeve, por në fund ishte Colo-Colo që siguroi dakordësinë e portierit.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, me Vozinhan që do të nisë një sfidë të re në futbollin kilian, duke iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme në Amerikën e Jugut.



Të ndryshme
Më shumë