Më 2 gusht, me fillim në ora 10:00, në qendër të fshatit Berikovë do të mbahet manifestimi tradicional përkujtimor kushtuar viktimave të ngjarjeve tragjike që kanë prekur këtë fshat dhe gjithë trevën e Kërçovës.
Në kuadër të manifestimit do të shënohet 81-vjetori i masakrës së vitit 1945, ndërsa do të përkujtohen edhe viktimat e viteve 1912–1913. Organizatorët theksojnë se ruajtja e kujtesës historike është një obligim ndaj brezave dhe një mënyrë për të nderuar ata që humbën jetën.
Manifestimi do të zhvillohet nën moton "Kujtesa na bashkon, respekti na nderon", duke përcjellë mesazhin se njohja e së kaluarës është themel për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Programi përfshin hapjen solemne, një minutë heshtje në nderim të viktimave, kumtesa historike, fjalime përkujtimore, program artistik, si dhe zbulimin e një pllake përkujtimore.
Organizatorët ftojnë familjarët e viktimave, banorët e Berikovës, qytetarët e Kërçovës, mërgatën dhe të gjithë ata që e ndjejnë përgjegjësi ruajtjen e kujtesës historike të marrin pjesë në këtë aktivitet.