TV LIVE
Nga Bota
24 July 2026
Dronët ukrainas godasin dy qendra logjistike të Wildberries në Rusi

Dy qendra logjistike të kompanisë ruse të tregtisë elektronike Wildberries janë goditur nga dronë ukrainas gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shkaktuar zjarre në Shën Petersburg dhe rajonin fqinj të Leningradit.

Sipas kanalit rus në Telegram Astra, banorët e zonës raportuan disa shpërthime, ndërsa guvernatori i rajonit bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan një pjesë të dronëve që u përdorën në sulm.

Një nga objektet e goditura ndodhet në fshatin Novosaratovka, në distriktin Vsevolozhsky, pranë kufirit administrativ të Shën Petersburgut. Magazina shërben si një nga qendrat kryesore të shpërndarjes së Wildberries për qytetin dhe zonat përreth.

Sipas raportimeve, gjatë të njëjtit sulm u goditën gjithsej dy depo të kompanisë, një në Shën Petersburg dhe një tjetër në rajonin e Leningradit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet mbi objektet e goditura.

Deri tani nuk ka njoftime zyrtare për viktima apo të plagosur, ndërsa autoritetet ruse po vijojnë verifikimet për dëmet materiale dhe pasojat e sulmit.

/tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë