TV LIVE
Nga Vendi
24 July 2026
Tre ditë pa sistem: Defekti në Postën e Maqedonisë së Veriut vështirëson shërbimet edhe në Kërçovë

Problemet me sistemin informatik të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut po reflektohen edhe në Kërçovë, ku qytetarët prej tre ditësh përballen me vështirësi në marrjen e shërbimeve postare. Situata vjen si pasojë e defektit në infrastrukturën serverike, të cilin kompania e ka konfirmuar zyrtarisht.

Në komunikatën e saj, SHA Posta e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se ende nuk janë përcaktuar shkaqet e defektit dhe se nuk mund të konfirmohet nëse ai lidhet me motin e keq apo me ndonjë faktor tjetër. Ndërkohë, ekipet teknike, së bashku me ekspertë të jashtëm, po punojnë intensivisht për rikthimin e plotë të sistemit, me prioritet ruajtjen e të gjitha të dhënave.

Qytetarët e Kërçovës, ashtu si edhe në qytete të tjera të vendit, vazhdojnë të presin normalizimin e shërbimeve, ndërsa nga Posta kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe kanë premtuar se opinioni do të informohet për çdo zhvillim të ri.



Të ndryshme
Më shumë