TV LIVE
Nga Rajoni
23 July 2026
10 shtetas të Kosovës diplomuan në akademinë ushtarake të Shqipërisë

Dhjetë oficerë të rinj nga Kosova diplomuan me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ata ishin pjesë e një gjenerate prej 67 kadetëve, që u diplomuan mbrëmë me një ceremoni të organizuar në Tiranë, e ku krahas ministrave të mbrojtjes së të dyja vendeve, Ermal Nufit dhe Ejup Maqedoncit, mori pjesë edhe vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim të tij, ministri kosovar, Maqedonci falënderoi Shqipërinë për ofrimin e kushteve që edhe ushtarakët kosovarë të përfitojnë nga studimet, shkollimet dhe trajnimet në institucionet ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

“Vetëm gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose janë të planifikuar të ndjekin programe të ndryshme të edukimit dhe trajnimit ushtarak, duke dëshmuar nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse”, shkroi ai.



Të ndryshme
Më shumë