TV LIVE
Nga Vendi
21 July 2026
PAGUAJNË PËR NDRIÇIMIN PUBLIK, POR DISA RRUGË TË KËRÇOVËS MBETEN NË ERRËSIRË – KOMUNA: PO PUNOHET PËR SANIMIN E DEFEKTIT

Në disa rrugë të qytetit të Kërçovës prej ditësh nuk funksionon ndriçimi publik. Në redaksinë e TV Uskana kanë arritur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët thonë se mbrëmjeve detyrohen të lëvizin në errësirë.

Për të parë nga afër gjendjen në terren, ekipi i TV Uskana vizitoi rrugën "Rudniçka", në segmentin nga NP "Komunalec" deri te "Pucko Petrol", rrugën "Goce Dellçev", nga ish-"Agrokop" deri te SHFK "Sande Shterjoski", si dhe rrugën "Ljubica Bogoeska", ku ndriçimi publik nuk ishte funksional…..

Edhe pse qytetarët çdo muaj paguajnë nga 184 denarë për ndriçimin publik në faturat e energjisë elektrike, ata thonë se nuk e marrin shërbimin për të cilin paguajnë. Mungesa e ndriçimit, përveçse vështirëson lëvizjen gjatë orëve të mbrëmjes, ngre edhe shqetësime për sigurinë e qytetarëve.

Një pjesë e qytetarëve shtrojnë pyetjen nëse mosfunksionimi i ndriçimit publik lidhet me përpjekjet për uljen e shpenzimeve të Komunës së Kërçovës, megjithëse pagesa për këtë shërbim vazhdon të faturohet dhe të paguhet rregullisht.

Për të marrë një përgjigje zyrtare se pse ndriçimi publik nuk është funksional dhe kur pritet të rikthehet në këto rrugë, TV Uskana kontaktoi Komunën e Kërçovës. Nga ku thane se mosfunksionimi I ndriçimit public në këto rrugë vjen si pasojë e një defekti,për të cilin ekipet janë duke punuar dhe së shpejti pritet ta rregullojnë



Të ndryshme
Më shumë