TV LIVE
Nga Vendi
21 July 2026
MË 25 KORRIK NË SËRBICË MBAHET EDICIONI IX I MANIFESTIMIT TRADICIONAL "THESARI QË NA BASHKON"

Manifestimi tradicional "Thesari që na Bashkon" të shtunën më 25 korrik me fillim në ora 19:00 do të mbajë edicionin e nëntë në oborrin e shkollës së parë shqipe "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Sërbicë. Bekim Adili nga këshilli organizativ duke folur rreth kësaj ngjarje tha se këtë vit, manifestimi do t'i kushtohet nderimit të kryepleqve, imamëve, përfaqësuesve të zgjedhur të fshatit dhe udhëheqësve të shkollës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e traditës, vlerave dhe identitetit të fshatit, në prag të shënimit të 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Sërbicë,kur pritet të jetë gati edhe monografia e fshatit.



Të ndryshme
Më shumë