TV LIVE
Sport
21 July 2026
Spanja ngjitet në krye të renditjes së FIFA-s, ja në cilat pozita renditen Kosova dhe Shqipëria

Spanja ka arritur një tjetër sukses të madh pas triumfit në Kupën e Botës.

Kampionët e rinj të botës janë ngjitur në vendin e parë të renditjes më të fundit të FIFA-s, duke lënë pas Argjentinën, e cila, pas humbjes në finale, ka zbritur në pozitën e dytë.

Në vendin e tretë vazhdon të renditet Franca, ndërsa Anglia mban pozitën e katërt pas përfundimit të Botërorit.

Brazili ruan vendin e pestë në renditje, ndërsa Maroku vazhdon ngjitjen historike duke u futur në mesin e kombëtareve më të mira në botë.

Nga ana tjetër, Italia vazhdon rënien në klasifikimin e FIFA-s. “Azzurrët”, të eliminuar herët nga Kupa e Botës, kanë humbur tri pozita dhe tani renditen në vendin e 15-të.

Sa i përket përfaqësueseve shqiptare, Kosova nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe mbetet në vendin e 78-të, njësoj si në renditjen e kaluar. Ndërkohë, Shqipëria ka humbur një pozitë dhe tani renditet e 66-ta në klasifikimin më të ri të FIFA-s.



Të ndryshme
Më shumë