TV LIVE
Nga Vendi
18 July 2026
Deri në fund të verës pritet përfundimi i punimeve në Aeroportin e Ohrit, deklaroi ministri Nikolloski

Ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolloski, sot theksoi se përfundimi i verës pritet të sjellë edhe përfundimin e punimeve në Aeroportin e Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Po kryejmë rekonstruktimin e Aeroportit të Ohrit dhe presim që deri në fund të verës të përfundojë. Do të fitojmë një aeroport të ri, një ndërtesë të re administrative, por më e rëndësishme një ndërtesë të re terminali, më shumë pisa, ashtu që do të rritet kapaciteti për linja të reja”, deklaroi Nikolloski.

Ai vlerësoi se në të njëjtën kohë aty po zhvillohen paralelisht katër projekte, ashtu që secili është 80-90 përqind drejt përfundimit.

Drejt përfundimit rikonstruimi dhe zgjerimi i Aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili më 7 qershor ishte në inspektim të punimeve ndërtimore, tha se mbi 65 përqind e projektit për rikonstruim të Aeroportit të Ohrit janë përfunduar. Më e rëndësishmja, sipas tij, është që gjatë procesit puna në aeroport po zhvillohet pa pengesa.

Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit, i cili është ndërtuar në vitin 1952, filloi në mars të këtij viti.



Të ndryshme
Më shumë