TV LIVE
Nga Rajoni
17 July 2026
Presheva në zi, humbi jetën djaloshi 24 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12, në pendën e fshatit Bushtran, në komunën e Preshevës, ku një i ri 23-vjeçar nga fshati Shoshaj ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas informacioneve fillestare, i riu ishte futur në ujë, por përfundoi tragjikisht duke humbur jetën. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet që hetimet të zbardhin rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Preshevacom shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të viktimës. përcjell  Zhurnal.mk .

 



Të ndryshme
Më shumë