Me rastin e 50-vjetorit të themelimit të KF Bashkimi Cërvicë (1976–2026), por edhe me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje për pushimet verore, më 19 korrik në fushën sportive të klubit do të zhvillohet një turne futbolli. Abdulla Dauti nga rrjeta e yjeve,pjesë e organizimit të këtij turneu për Tv Uskana duke dhënë më shumë detaje tha se synojnë që përmes këtij aktiviteti të bashkojnë sportdashësit, ish-futbollistët, mërgimtarët dhe të rinjtë, duke krijuar një atmosferë festive në nder të jubileut të klubit.
Ai njoftoi gjithashtu se në turne do të marrin pjesë gjithsej 16 ekipe, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit 5+1. Për ekipet fituese janë siguruar çmime në vlerë prej 1000, 400 dhe 200 frangash zvicerane, ndërsa pjesëmarrja në turne është falas. Regjistrimi i ekipeve do të jetë i hapur deri në plotësimin e 16 vendeve të parapara.