“Mallkimi” më në fund mori fund. Mund të themi e katërta e vërteta dhe Egnatia e kaloi një raund në Ligën e Kampionëve, madje me një triumf të vërtetë.
Kampionia e trefishtë radhazi e Shqipërisë ia doli me suksesin 6-1 kundër Petrokubit nga Moldavia, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1-1. Edhe pse pa kapitenin Aleksi të pezulluar pas kartonit të kuq në sfidën e parë, skuadra e trajnerit Nevil Dede ishte shumë më lart se kundërshtari.
Golat u shënuan radhazi.
Bitri që në 2’, Albaneze në 31’, fund të pjesës së parë shkaktoi autogol Platika, ndërsa Jago ngjiti rezultatin në 4-0 pa u mbushur një orë lojë. Rotaru realizoi një rrjetë thjesht për ngushëllim për moldavët, por seria e rrogozhinasve nuk kishte përfunduar.
Bakajoko në 84’ dhe Gruda në minutën e fundit ishin autorët e golave të radhës. Festa në “Arenën” e Rrogozhinës ishte e plotë, dhe tashmë pritet rivali i radhës. Pas një kualifikimi sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës ndaj Dinamos së Minskut, erdhi edhe triumfi në Champions që deri tani dukej si një mirazh.