Mimoza Ahmeti refuzon t’i bashkohet protestës: Kur protestoja unë, ju rrinit në shtëpi
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka komentuar protestën e fundit gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku u shpreh kritike dhe skeptike ndaj asaj që po ndodh.
Ahmeti tha se nuk arrin ta kuptojë natyrën e protestës, duke lënë të kuptohet se, sipas saj, ajo shkon përtej kërkesave qytetare.
“Kjo protestë më duket pak e çuditshme. Kërkoni gjëra që ju takojnë. Këtu po bëhet gjeopolitikë me protestën, unë s’po marr vesh gjë fare. Kjo duket si protestë e një shteti global. Akoma nuk po kuptoj”, u shpreh ajo.
Shkrimtarja kujtoi edhe protestat ku, sipas saj, kishte marrë pjesë vite më parë, duke bërë një krahasim me reagimin e njerëzve në atë kohë.
“Kur protestoja në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju që unë të rri edhe unë në shtëpi, siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë”, deklaroi Ahmeti.
Deklaratat e Ahmetit kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve kanë mbështetur qëndrimin e saj duke u shprehur se protesta e ka humbur qëllimin dhe është keqpërdorur. Kur protestoja në v.2000 ju talleshit me mua. Tani, protestoni ju për mua të rri edhe unë në shtëpi siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë.
Thoshte babi im: “me radhë lepihen viçat”.
Kjo protesta më duket pak e çuditshme. Kërkoni gjëra që ju takojnë.
Këtu po bëhet gjeopolitikë me protestën, unë s’po marr vesh gjë fare. Kjo duket si protestë e një shteti global. Akoma nuk po kuptoj.”