TV LIVE
Nga Vendi
13 July 2026
Emrat e rrugëve përplasin këshilltarët në Tetovë, AKI proteston në seancë

Në seancën e Këshillit Komunal të Tetovës janë regjistruar “tensione” gjatë shqyrtimit të rendit të ditës për propozimin e emrave të rrugëve në qytet.

Propozimi i paraqitur nga BDI-ja për emërtimet e rrugëve u fut në rend të ditës me 22 vota “për”, 2 “kundër” dhe 1 të “përmbajtur”.

Vendimi për përfshirjen e kësaj pike në rend dite erdhi pasi nuk kaloi pika e parë e propozuar në seancë.

Pas kësaj, këshilltarët e AKI-së kundërshtuan zhvillimin e mëtejshëm të seancës dhe protestuan për mënyrën e procedimit të pikave të rendit të ditës.



Të ndryshme
Më shumë