TV LIVE
Nga Vendi
13 July 2026
Pasi videoja e vajzës u bë virale, reagojnë institucionet për babanë dhunues në Kumanovë!

Pasi fizioterapistja Melani Cvetkovska, një vajzë e re nga Kumanova kërkoi publikisht ndihmë nga institucionet, këto të fundit reaguan duke vendosur babanë e saj të dhunshëm me inicialet P.C., në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar. Por ky reagim erdhi pasi që vajza u detyrua që denoncimin ta bëj në rrjetet sociale, përcjell INA.

“Ju njoftojmë se Setori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë është i njohur me rastin dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e tij. Pas konsultimit me Prokurorinë Themelore Publike dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmerren masa konkrete ndaj P.C. nga Kumanova. Personi po shoqërohet për në Spitalin Psikiatrik të Demir Hisarit, pas një vendimi të marrë paraprakisht nga Gjykata Themelore e Kumanovës”, njoftoi SPB Kumanovë.

Cvetkovska, përmes një video-mesazhi në rrjetin social Instagram, u bëri thirrje institucioneve që ta ndihmojnë për hospitalizimin e babait të saj, i cili është i diagnostikuar si alkoolist. Ai ishte denoncuar një ditë më parë në polici për kërcënim me vrasje ndaj nënës së saj (bashkëshortes së tij), e cila kishte arritur të mbrohej duke mbajtur në duar një tigan me vaj të nxehtë nga skuqja e vezëve.

Nga policia, dhunuesi fillimisht ishte dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Kumanovës, nga ku duhej të lirohej të nesërmen në mëngjes. Megjithatë, pas reagimit të shpejtë të institucioneve, personi është dërguar për trajtim të detyrueshëm në Demir Hisar.(INA)



Të ndryshme
Më shumë