TV LIVE
Nga Vendi
11 July 2026
ROKAS: NËSE BANESAT SOCIALE NË IVANIDOLL NUK SHFRYTËZOHEN, FONDET E BE-SË MUND TË KËRKOHEN MBRAPSHT

Banesat sociale në lagjen Ivanidoll të Kërçovës, të ndërtuara me fonde të Bashkimit Evropian dhe të destinuara për komunitetin rom, vazhdojnë të mos vihen në funksion, edhe pse kanë kaluar një kohë e gjatë që nga përfundimi i tyre.
Gjatë vizitës në Komunën e Kërçovës, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihailis Rokas, iu përgjigj pyetjes së TV Uskana lidhur me arsyet pse këto banesa ende nuk janë dhënë në shfrytëzim.
Rokas bëri të ditur se ai personalisht i ka vizituar objektet dhe njoftoi se fillimisht duhet të bëhet kyçja në rrjetin e ujësjellsit dhe rrjetit elektirk,ai tha se do të formohet një ekip i përbashkët teknik mes Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Komunës së Kërçovës, i cili do të kryejë kontrollin e gjendjes së banesave dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e problemit.
Euroambasadori theksoi se këto banesa janë ndërtuar me rreth 90 përqind fonde të Bashkimit Evropian pikërisht për strehimin e komunitetit rom dhe paralajmëroi se, nëse ato nuk vihen në funksion sipas qëllimit për të cilin janë financuar, ekziston mundësia që fondet e investuara të kërkohen të kthehen.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, tha se e ka siguruar ambasadorin Rokas se komuna do të angazhohet maksimalisht për të tejkaluar pengesat dhe që banesat sociale të vihen sa më shpejt në shfrytëzim.

Banesat sociale në lagjen Ivanidoll janë ndërtuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për të siguruar strehim për familjet e komunitetit rom, por pavarësisht përfundimit të projektit, ato ende nuk janë banuar.



Të ndryshme
Më shumë