TV LIVE
ShowBiz
11 July 2026
Princi Leka publikon fotografinë e parë familjare me Princeshën Blerta dhe djalin e tyre, Aleksandrin

Princi Leka ka ndarë me publikun fotografinë e parë pas lindjes së djalit të tij, Princ Aleksandrit.

Në imazhin bardhezi, të publikuar në rrjetet sociale, shihet Princesha Blerta duke mbajtur në krahë të porsalindurin, ndërsa Princi Leka i mban dorën bashkëshortes, duke përcjellë një moment të ngrohtë familjar.

Krahas fotografisë, u publikua edhe njoftimi zyrtar për ardhjen në jetë të Princ Aleksandrit:

https://www.instagram.com/p/DanrCI9jb_2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=AODSKuanwJTlGYxSAzg3SdO

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026

Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.

Oborri Mbretëror Shqiptar. 



Të ndryshme
Më shumë