TV LIVE
Nga Bota
7 July 2026
Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macronit, autoritetet franceze: Presidenti është i sigurt

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt pas raportimeve për shpërthime që ndodhën të martën në mëngjes në qendër të Damaskut, njoftoi Pallati Elize.

Macron ndodhet në kryeqytetin sirian për bisedime me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në pallatin presidencial.

Një burim i sigurisë i tha BBC-së se shpërthimet u shkaktuan nga dy mjete shpërthyese dhe se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Pas vizitës në Siri, Macron pritet të udhëtojë drejt Turqisë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Sipas Pallatit Elize, vizita e tij vazhdon sipas planit.

Pas raportimeve për shpërthimet, në rrjetet sociale u publikuan video dhe fotografi që tregonin tym të dendur dhe flakë nga një automjet pranë një hoteli në Damask.

Në të njëjtën kohë, televizioni shtetëror sirian njoftoi se Ahmad al-Sharaa e kishte pritur Macronin në pallatin presidencial.

Zyrtarët francezë thanë se presidenti Macron nuk i dëgjoi shpërthimet, pasi në atë moment ishte rrugës për në takimin me homologun e tij sirian.

https://twitter.com/i/status/2074399186477273140

https://twitter.com/i/status/2074402772565348432



Të ndryshme
Më shumë