TV LIVE
Nga Vendi
4 July 2026
NË VENDBANIMET RURALE TË KËRÇOVËS RRUGËT E PA PASTRUARA RREZIK NË KOMUNIKACION

Gjendja e rrugëve në vendbanimet rurale të Komunës së Kërçovës vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi në shumë segmente anësoret e rrugëve janë të mbuluara nga barishte, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për pjesëmarrësit në komunikacion.
Për këtë çështje reagoi në mbledhjen e Këshillit Komunal të Kërçovës këshilltari i AKI-së, Asip Zendeli, i cili u bëri thirrje autoriteteve komunale dhe shërbimeve kompetente që sa më shpejt të ndërmarrin masa konkrete për pastrimin e rrugëve.



Të ndryshme
Më shumë