TV LIVE
Nga Rajoni
4 July 2026
Edi Rama feston 62-vjetorin, publikon foton me flamingo: Faleminderit për urimet dhe për sharjet!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar urime për ditëlindje, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet të gjithave individualisht. Për këtë arsye, ai ka zgjedhur të shprehë publikisht mirënjohjen e tij.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon”, shkruan ai.

Në të njëjtin mesazh, kryeministri ka ironizuar edhe komentet negative që shoqërojnë shpesh postimet e tij, duke shtuar se edhe kritikat dhe sharjet janë të pritshme në hapësirën publike.

“Faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë një foto të gjeneruar me inteligjencë artificiale, në të cilën shfaqet së bashku me një flamingo, simbolikë e protestave që vijojnë prej më shumë se një muaji.

 



Të ndryshme
Më shumë