TV LIVE
Sport
4 July 2026
Lionel Messi në histori, vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Argjentinës në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi argjentinas realizoi një nga golat në fitoren dramatike 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër pas vazhdimeve, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 së finales së turneut.

Messi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të të takimit, pasi u asistua nga Lisandro Martinez, duke i dhënë epërsinë kombëtares së tij në një duel që rezultoi shumë më i vështirë sesa pritej.

Me këtë realizim, legjenda argjentinase vendosi një tjetër rekord historik, duke u bërë futbollisti i parë në histori që shënon shtatë ose më shumë gola në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ylli 39-vjeçar kishte realizuar shtatë gola edhe në Botërorin e vitit 2022, ndërsa tashmë ka arritur të njëjtën shifër edhe në edicionin e vitit 2026, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë ky sport.



Të ndryshme
Më shumë