TV LIVE
Kuriozitete
4 July 2026
Dossier/ Mallakastrioti Nelo Drizari që hapi rrugën e miqësisë me Amerikën

 

250-vjetori i Amerikës është festimi i 250 viteve të pavarësisë, demokracisë dhe zhvillimit të Shteteve të Bashkuara që nga 4 korriku 1776.  “250 vjet liri, demokraci dhe përparim” është mesazhi që shoqëron këtë festë të veçantë kombëtare. Identiteti amerikan nuk u formua menjëherë në vitin 1776, por u ndërtua gradualisht gjatë dy shekujve e gjysmë përmes luftërave, ndryshimeve shoqërore, zhvillimit ekonomik dhe zgjerimit të të drejtave civile. Identiteti amerikan lindi nga ideja e lirisë dhe vetëqeverisjes. Gjatë shekujve XIX dhe XX, miliona emigrantë nga Evropa, Azia, Amerika Latine dhe rajone të tjera u vendosën në SHBA. Kjo krijoi një shoqëri shumëetnike dhe shumëkulturore, ku identiteti amerikan u ndërtua jo mbi një origjinë të vetme, por mbi vlera dhe ideale të përbashkëta. Në këtë realitet amerikan, për të prekur “Ëndrrën amerikane” u nisën shumë shqipatrë drejt Amerikës. Ata u vendosën aty, qysh kur shkuan italianët, grekët, turqit, rumunët, bullgarët, serbët polakët e egjyptianët e shumë popullsi të tjera, si pjesë e atyre shteteve ku ata banonin, ndaj duhet korrigjuar data e saktë e mbërritjes së shqiptarëve në Amerikë. Nelo Drizari ishte njëri nga ata mijra emigrant i cili mori rrugën nga Drizari për të shkuar në Amerikë, në moshë fare të njomë. Nelo, (Zenel) Drizari, lindi në Drizar të Mallakastrës, më 1902. Kur ishte vetëm 10 vjeç, merr rrugën drejt emigrimit në vendin e largët, prapa diellit, siç shpreheshin vetë emigrantët e parë të ardhur nga Shqipëria. Shpjegimi i shprehjes “Prapa Diellit”. Si çdo emigrant tjetër, Nelo, që ishte shumë i vogël, ende i parritur dhe fillimin e pat tepër të vështirë. Si mund të nxirrte jetesën me punë krahu një fëmijë shëndetlig? Kaloi deri në paralizë të gjymtyrëve, çka e paraqet edhe në një libër të tij autobiografik. Kjo qe përiudha më e vështirë e tij, ku përballoi depresionin e shkaktuar nga sëmundja, por në këto rrethana i gjëndet pranë i vëllai i cili e ndihmoi pa u kursyer…” Frekuentoi shkolla të ndryshme dhe më në fund mbaroi studimet në universitetin Columbia, ku u diplomua në fushën e Gazetarisë, dhe më vonë, po në atë universitet, punoi si profesor. Në vitin 1916 Nelo emërohet sekretar i shoqatës “Përparimi”, e cila botonte, këtu në New York, një revistë, me të njëjtin emër, të drejtuar nga Vangjel Nase. Më 1918 bëhet anëtar i shoqatës “Lidhja e Studentëve Shqiptarë”, në Amerikë, e themeluar në shkurt të atij viti. Shoqata kishte organin e saj, revistën “Studenti”, ku bien në sy diskutimet e tij për forcimin e shoqatës së studentëve. Më 1919 emërohet kryetar i shoqatës. Nelo Drizarin ishte tepër aktiv në veprimtarinëe Federatës “Vatra”, nga vitit 1921 deri 1940 dhe editor të “Diellit” në vitet 1937-1939. Në këtë organ qysh nga antarësimi e deri në fund të jetës së vet, Drizari botoi herë pas here shkrime të ndryshme. Në vitin 1943 qeveria amerikane e ngarkoi Drizarin me organizimin e seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”. Pas Luftës, ai organizoi dhe drejtoi seksionin e Gjuhës Shqipe, pranë Institutit të Gjuhëve të Huaja, në Ministrinë Amerikane të Mbrojtjes. Si gazetar profesionist dhe studiues i njohur, Drizari botoi një sërë shkrimesh në revista të ndryshme amerikane, si “Current History Magazin”, “The New York Times Magazine”, “Brooklyn Eagle Magazine”, “Ëorcester Gazette Magazine”, etj. Përveç shkrimeve, analizave politike, studimeve historike, skicave, tregimeve dhe përkthimeve nëpër gazeta e revista të ndryshme, Drizari la të botuara edhe këto vepra: “Fjalori Anglisht-Shqip”, “Spoken and Written Abanian”, (Shqipja e folur dhe e shkruar), “Scanderbeg”, “Song of Irena”, (Kënga e Irenës), novelë, “Pledge of Honor”, ( Besa ), dramë e Sami Frashërit, përkthim në anglisht) etj. Më 1969, botoi librin autobiografik, “Four Seas to Dreay”. Nelo ishte një antifashist dhe nuk është e rastit që ai, në vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore, u ngarkua me detyra të rëndësishme dhe delikate. Kështu, Neloja u emërua shef i Departamentit për Shqipërinë në Zyrën e Amerikës për Informata të Luftës. Aty bashkëpunoi madje edhe me Fan Nolin, dhe më pas hodhi themelet dhe drejtoi programin shqip të Zërit të Amerikës (1943–1945). Në poste të tilla, me punën e tij serioze dhe me aftësitë e kualifikuara, ai kontribuoi në kauzën e madhe të fitores mbi fashizmin. Pas Luftës, Neloja iu kthye veprimtarisë shkencore dhe mësimdhënies së gjuhës shqipe si shef Departamenti në Institutin e Lartë Ushtarak të Gjuhëve në Monterei të Kalifornisë. Në vitet që pasuan, ai u shqua për një veprimtari akoma më të gjerë, duke kaluar në fusha të tjera të dijes e të krijimtarisë. Nënshkrimi i tij u shfaq në shtypin autoritar amerikan si New York Times, Boston Globe, Current History Magazine, Brooklyn Eagle Magazine etj. Ai u dha pas studimeve shqiptare, duke botuar në anglisht veprën Skënderbeu, një kalorës i shek. XX. Studiuesi shqiptaro-amerikan mori pjesë dhe në hartimin e disa veprave kolektive shkencore si Historia e dramës moderne, Enciklopedia e Kollierit, Fjalori i Kolumbias për letërsinë moderne amerikane etj. Përktheu anglisht dramën Besa të Sami Frashërit. Ai ishte njw mik dhe adhurues i Faik Konicës për të cilin  ka këtë përcaktim: “Shembull për të tjerët.” “Njeri me veti kreshnike”  Më 18 shtator 1978, mbylli sytë në moshën 76-vjeçare në qytetin Karmel të Kalifornisë. Regjimi komunist e la në harresë këtë intelektual të përmasave botërore dhe një shembull studimi për studiuesit dhe brezat e rinj. Nelo Drizari editori i Gazetës “Dielli” pati fatin që të takonte dhe të intervistonte aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun gjatë turneut, që trupa e teatrit të tij, bëri në ShBA.-ës. Nër të tjera në shkrimin e tij Drizari, e përshkruan me emocion, pritjen e ngrohtë që i bënë amerikanët aktorit me origjinë shqiptare. Ai shkruan: “Kur erdhi për të parën herë Aleksandër Moisiu në Amerikë, nëntor 1927, bota tha se erdhi vetëm për katër javë. Por lojërat e tij aktoriale, muarën bujë të madhe. Populli kërkonte kohë dhe rast që të shihte këtë aktor të famshëm. Programi i Reinhardit, ishte që të loste një dramë në javë, që ashtu të mbeste vent për të tjera. Kërkimi i popullit e shtrënguan drejtuesit e Trupës, që ta zgjaste kohën dhe ta mbajë protagonistin deri më 8 të këtij muaji (8 shkurt 1928). Duke e përcjellë atmosferën që e rrethonte aktorin e famshëm gjatë shfaqjeve, Nelo Drizari, shkruan për lexuesit e “Diellit”: “Moisiu është me të vërtetë njeri i dashur. Tri herë që e kam bashkuar në back stage pas lodrave, jam habitur me sjelljet e admironjësve të tij. Shumë njerëz, shumica përbëhej prej grashë, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtrënguar dorën Moisiut.

Në disa letra të tij, dërguar miqve dhe shokëve të vet, shihen kthjellët dhe prerë qëndrimet e tij. Nelo Drizari një intelektual i shquar shqiptar në Amerikë. Në lidhjet e shqiptarëve me Amerikën të cilat nisin diku nga fillim i viteve 1900, midis të tjerave në shtypin e kohës në vitet 1933 në gazetën e mirënjohur “MINERVA” e drejtuar nga intelektuali Nebil Çika dhe e shoqja e tij Ikbale Çika, në numrin 11 të 15 qershorit të vitit 1933 shkruhet ndër të tjera për krijimin  e një shoqërie në Ëashington me emrin “Miqt’ Amerikanë të Shqipërisë”, kryetar i së cilës është Gjenerali Horton, një personalitet amerikan. Z.Nelo Drizari kallzon në gazetën “Dielli” një pjekje që ka patur me Gjeneralin. Nga reportazhi i Zotit. Drizari po çkëpusim më kryesoret shkruan redaksia e gazetës “Minerva”. Sikur Dihogjeni plaku i përrallave dhe i historisë së kohëve të vjetra, të kthehej në shekullin e njëzet me kandilin e tij të motshëm dhe sikur të shkonte në Ëashington për të kërkuar në mes të ditës një burrë të rrallë e me veti të rralla, jam i sigurt që do të gjente të paktën një njeri, i cili nuk është përveçse Gjenerali  Eduart Horton, Kryetari i Shoqërisë “Miqt’Amerikanë të Shqipërisë”. Si i bekuar edhe me cilësi të tjera që me të vërtetë u përshtaten burra nga dyert e vjetra, miku i Shqipërisë mund të merret vesh menjëherë që është zotëri i sjellshëm i sërës së lartë (gentleman of leisure) dhe i kulturës, - mjaft i gjallë dhe i mënçur si në ngjarjet pëditshme dhe në bisedat e çastit, dhe gëzon humor të hollë. Megjithë punët e shumta dhe moshën e shkuar, në qoftëse mund të quhet quhet një burrë i shkuar kur është tek të 65-tat vjetët. Gjenerali kërkon të shkojë sa më parë në Shqipëri dhe nëpër Europë, vijon Nelo Drizari në shkrimin e tij. Dhe Gjenerali i përgjigjet gazetarit shqiptar në “Metropolitan Club” ku po drekonin: “Kam kohë që dëshiroj të shkoj në Shqipëri. Po sivjet më duket se do ta plotësoj dëshirën. Kam ndërmend të bëj edhe një udhëtim nëpër Europë, ndoshta më parë se të hyjë në Shqipëri, që më pas të më mbetet më shumë kohë për të ndejtur atje. Besoj të nisem që këtej sa të mbyllet “Kongresi” (Kuvendi). Dua të mbërrij në Shqipëri nga mesi i verës dhe të qëndroj për dy muaj aty. Pasi më shprehu këtë dëshirë Gjenerali më shprehu edhe dëshirën për t’u takuar me Mbretin Zog, për të cilin kishte simpati për arritjet e tij. Si Kryetar i Shoqërisë “Miqt’ Amerikanë të Shqipërisë” e pyeta për qëllimin e kësaj organizate të re, shton më tej Nelo Drizari. Me të mbaruar pyetjen Gjenerali Horton e la cigaren që kish ndezur, dhe nisi të shpjegojë qëllimin e saj, duke thënë: “Shqipëria si një vend i vogël, por me mjaft histori, se duhej të ishte e njohur më mirë këtu në Amerikë, nuk ka aq shumë miq. Ne, si miq të Shqipërisë, do të përpiqemi me sa të mundemi, që jo vetëm ta bëjmë të njohur më mirë emrin e saj, por edhe ta mbrojmë edhe nga shpifjet e armiqve dhe nga lajmet e rrema të asaj pjese të shtypit që gabohet duke i përhapur si të vërteta”.Fjalët e tija që dilnin nga zemra, ishin të vulosur me vulën e sinqeritetit dhe vazhdoj më tej Gjenerali: “Bota për fat të keq, nuk e njeh mirë Shqipërinë, dhe në shumë raste se njëh fare! Pa shumë fjalë qëllimi i “Shoqërisë Miqt’ Amerikanë të Shqipërisë” do të jetë ta paraqesë atë ashtu siç është dhe t’i kthejë opinionet e gabuara në të drejta dhe të vërteta për Shqpërinë dhe shqiptarët”. Përveç planit për të ndihmuar Shqipërinë, duke përdorur ndihmën e duhur me mjetet e duhura për të mirën e saj, kemi edhe planin që duhet ta vëmë në zbatim sa më shpejt për ta shtrirë Shoqërinë në të gjithë Amerikën, duke hapur degë të shëndosha nëpër qytete dhe qendra me rëndësi si në Neë York dhe kudo. Siç shkruan më tej gazetari N.Dizdari për llojin e anëtarësisë së kësaj Shoqërie, ajo do të ishte e kufizuar për nga numri dhe do të zgjidheshin njerëz të shquar e të njohur që vijnë nga shtresat e larta, pasurore, kulturore dhe zyrtare të shoqërisë amerikane, të provuar e të pëlqyer nga rrethe të dobishme dhe të njohura. Duke parë këtë kufizim për numrin e anëtarëve të përzgjedhur dhe duke ditur historinë pa ndonjë njollë të zotit Kryetar dhe bashkëpunëtorëve të tij, N.Drizari e mbaron shkrimin, me besimin e plotë se kësaj shoqërie do t’i vejë puna mbarë dhe do ta kryejë me sukses qëllimin e saj.



Të ndryshme
Më shumë