TV LIVE
Nga Vendi
3 July 2026
MUNGESA E MATERIALEVE NË SHQIP SHKAKTON DEBAT DHE NDËRPRERJE TË SEANCËS SË KËSHILLIT KOMUNAL NË KËRÇOVË

Seanca e sotme e Këshillit Komunal të Kërçovës u shoqërua me debat lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në materialet për disa pika te rendit të ditës të dorëzuara për këshilltarët.
Këshilltari i AKI-së, Shefki Imeti, reagoi gjatë shqyrtimit të rendit të ditës, duke theksuar se për disa pika materialet nuk u ishin dorëzuar këshilltarëve edhe në gjuhën shqipe. Kjo nxiti debat mes tij dhe përfaqësueses së Komunës së Kërçovës, Aneta Nasteska, e cila deklaroi se dokumentet ishin përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Pas diskutimeve, seanca u ndërpre përkohësisht derisa materialet përkatëse u siguruan dhe u shpërndanë edhe në gjuhën shqipe për këshilltarët.
Më pas këshilli vazhdojë me miratimin e disa pikave në lidhje me shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Kërçovës,të cilat u mirtuan nga këshilltarët.Po ashtu dritë jeshile nga këshilltarët morën edhe pikat që kanë të bëjnë me ubranizmin.



Të ndryshme
Më shumë