TV LIVE
Nga Vendi
2 July 2026
PAS LAJMIT TË TV USKANA, KOMUNA E KËRÇOVËS INFORMON SE SË SHPEJTI DO TË FILLOJË SHËNJIMI I RRUGËVE

Pas raportimit të TV Uskana për mungesën e sinjalizimit horizontal në disa rrugë të Kërçovës, nga Komuna e Kërçovës kanë dërguar përgjigje duke informuar se janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme për realizimin e shënjimit të rrugëve.
Nga komuna bëjnë të ditur se është publikuar tashmë edhe procedura e prokurimit publik për kryerjen e punimeve që kanë të bëjnë me sinjalizimin horizontal, përkatësisht me vijëzimin dhe shënjimin e rrugëve.
“Komuna e Kërçovës i ka ndërmarrë të gjitha masat për sinjalizimin horizontal, respektivisht për shënjimin e rrugëve dhe ka publikuar prokurimin publik për realizimin e punimeve. Presim që në periudhën më të afërt të bëhet shënjimi i rrugëve”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Kërçovës dërguar TV Uskana.



Të ndryshme
Më shumë