Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se, me ftesë të Ushtrueses së Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Ahmetit, ceremonia ishte një mundësi për të riafirmuar partneritetin e fuqishëm dhe miqësinë e qëndrueshme ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për të vlerësuar rolin e SHBA-së në mbështetjen e paqes, stabilitetit, proceseve demokratike dhe integrimit euroatlantik të vendit.
Në postimin e tij, Ahmeti theksoi se me këtë rast u ka përcjellë urimet më të sinqerta popullit dhe institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u dëshiruar prosperitet, përparim dhe suksese të mëtejshme.
