TV LIVE
Nga Vendi
2 July 2026
Kryeshefi i Policisë në Kërçovë, Dritan Selimi, mori pjesë në shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Kryeshefi i Stacionit Policor në Kërçovë, Dritan Selimi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Selimi bëri të ditur se në këtë ngjarje mori pjesë si përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke e cilësuar ftesën si një nder dhe privilegj.

“Pata nderin dhe privilegjin që, si përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut të jem i ftuar në ceremoninë e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte kënaqësi të isha pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe të ndaj këtë festë me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Selimi.

Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të organizuara nga Ambasada amerikane në vend.



Të ndryshme
Më shumë