Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një deponi ilegale në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, ndërsa zjarrfikësit po ndërmarrin masa për shuarjen e zjarrit. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar për MIA-n se njoftimi për zjarrin është marrë sot në mëngjes.
“Sot në orën 07:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është marrë njoftim se në lagjen Shuto Orizare po digjet deponi e paligjshme për mbeturina. Brigada kundër zjarreve po ndërmerr masa për shuarjen e zjarrit”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.