TV LIVE
Nga Vendi
29 June 2026
NË KËRÇOVË U PREZANTUA PLANI OPERATIV PËR PUNËSIM DHE MASA AKTIVE PËR VITIN 2026

Në sallën e Komunës së Kërçovës u prezantua sot Plani Operativ për Masat Aktive të Punësimit dhe Shërbimet në Tregun e Punës për vitin 2026. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, biznesit dhe qytetarë të interesuar për mundësitë e reja të punësimit dhe mbështetjes së sipërmarrjes.
Në këtë prezantim morën pjesë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për  Punësim, Vesna Peshova. Ata prezantuan masat dhe programet që do të zbatohen gjatë vitit 2026, me fokus në krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e të rinjve, grave, personave të papunë afatgjatë dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Po ashtu edhe të intersuarit parashtruan pyetje rreth idesë së tyre dhe mundësisë për mbështetje.



Të ndryshme
Më shumë