TV LIVE
Nga Vendi
29 June 2026
BOTOHET ROMANI MË I RI I BLERIM RAMADANIT, "ZEMRAT PAS MALEVE"

Ka dalë nga shtypi romani më i ri i autorit Blerim Ramadani, me titull "Zemrat pas Maleve", një vepër letrare e frymëzuar nga ngjarje të vërteta të zhvilluara gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Romani e vendos lexuesin në një nga periudhat më të vështira të historisë, duke trajtuar luftën jo vetëm si një përballje ushtarake, por edhe si një sprovë të ndërgjegjes njerëzore. Përmes një rrëfimi të mbushur me emocione, vepra ngre pyetje mbi besën, humanizmin, guximin dhe sakrificën, duke dëshmuar se edhe në kohët më të errëta njeriu mund të ruajë vlerat më të larta njerëzore.
Pa zbuluar rrjedhën e ngjarjeve, "Zemrat pas Maleve" fton lexuesit të zbulojnë një histori plot mister, ku zgjedhjet e njerëzve të zakonshëm marrin një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kufiri mes frikës e guximit mbetet tepër i brishtë.
Botimi i romanit është mbështetur pjesërisht nga Programi për Kulturë i Komunës së Kërçovës për vitin 2026, si pjesë e angazhimit për promovimin e kujtesës historike, trashëgimisë shpirtërore dhe vlerave universale njerëzore.
Romani "Zemrat pas Maleve" tashmë është në dispozicion për lexuesit dhe mund të gjendet në Librarinë Niku dhe Librarinë Feniks.


 



Të ndryshme
Më shumë