TV LIVE
Nga Vendi
27 June 2026
UNIVERSITETI I TETOVËS PROMOVOI ABSOLVENTËT E GJENERATËS 2026

Në një ceremoni solemne të organizuar në ambientet e Universitetit të Tetovës, u bë promovimi i absolventëve të gjeneratës 2026. Në këtë ngjarje morën pjesë drejtues të universitetit, profesorë, studentë dhe familjarë të tyre.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, në fjalën e tij përgëzoi studentët për suksesin e arritur dhe u uroi atyre suksese në rrugëtimin e mëtejmë profesional dhe akademik.
Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e arsimit të lartë në përgatitjen e kuadrove të reja, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe të institucioneve në vend dhe më gjerë.


 



Të ndryshme
Më shumë