TV LIVE
Nga Vendi
27 June 2026
Toshkovski: Kriminaliteti në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit, janë shkatërruar mbi 30 grupe kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se Maqedonia e Veriut aktualisht ka shkallën më të ulët të kriminalitetit në dy dekadat e fundit, duke theksuar se rezultatet janë arritur falë punës së përkushtuar të policisë dhe koordinimit më të mirë të institucioneve.

Gjatë prezantimit të raportit për punën e MPB-së në dy vitet e fundit, Toshkovski tha se është shënuar rënie e kriminalitetit të përgjithshëm, ndërsa efikasiteti në zbardhjen e rasteve ka arritur në 69 për qind. Sipas tij, është rritur edhe numri i autorëve të identifikuar.

Ai veçoi rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar, duke bërë të ditur se janë shkatërruar mbi 30 grupe kriminale që kanë vepruar në fusha të ndryshme, përfshirë trafikun e drogës, korrupsionin, kontrabandën e migrantëve, trafikun e armëve, falsifikimin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe forma të tjera të rënda të kriminalitetit.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ministri tha se numri i grupeve kriminale të shkatërruara që vepronin në këtë fushë është rritur me 50 për qind.

Sipas tij, janë shkatërruar gjashtë grupe kriminale, ndërsa janë ngritur kallëzime penale ndaj 146 personave fizikë dhe 18 personave juridikë. Ai shtoi se janë zbuluar rreth 500 vepra penale, ndërsa numri i personave të kallëzuar tejkalon 1.000, duke e cilësuar këtë si një rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e mëparshme.



Të ndryshme
Më shumë