TV LIVE
Nga Bota
24 June 2026
Rubio takon presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe/ Pigott zbardh diskutimet, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe siguria rajonale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua këtë të mërkurë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në kuadër të përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të siguruar aleatët e Gjirit lidhur me marrëveshjen e arritur me Iranin.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të Departamentit Amerikan rë Shtetit, Tommy Pigott, gjatë takimit u diskutua jo vetëm memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, por edhe përpjekjet për të garantuar lirinë dhe sigurinë e lundrimit në Ngushtica e Hormuzit.

“Sekretari falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për lidershipin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, vlerësoi guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë sulmeve të Iranit dhe riafirmoi angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Emirateve”, thuhet në deklaratë.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar javën e kaluar midis SHBA-së dhe Iranit synon të ndalojë luftimet, të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe t’i ofrojë lehtësim ekonomik Iranit në këmbim të një premtimi për të mos zhvilluar kurrë armë bërthamore. Por ai lë detaje jetësore si e ardhmja e programit bërthamor të Teheranit dhe rezervat e tij të uraniumit të pasuruar për t’u diskutuar gjatë 60 ditëve të negociatave me rrezik të lartë.

Rubio do të vizitojë edhe Kuvajtin dhe Bahreinin përpara se të kthehet në SHBA.



Të ndryshme
Më shumë