TV LIVE
Sport
22 June 2026
ME SUKSES U ZHVILLUA TURNEU I FUTBOLLIT I SHOQATËS KULTURORE KËRÇOVA NË ZVICËR, FC LESHNICA FITUESE E VITIT 2026

Shoqata kulturore Kërçova në Zvicër përmbylli me sukses turneun tradicional Kërçovar  në futboll  gjatë fundjavës, duke mbledhur bashkatdhetarë të shumtë në një atmosferë sportive, miqësore dhe vëllazërore.
Sipas njoftimit të Shoqatës Kulturore Kërçova–Zvicër, në këtë edicion morën pjesë 16 ekipe, të cilat kontribuan në mbarëvajtjen e turneut përmes lojës korrekte, disiplinës dhe frymës sportive.
Fitues i turneut u shpall ekipi FC Leshnica, i cili zuri vendin e parë. Në pozitën e dytë u rendit Shoqata Drogomisht i Vogël, ndërsa vendi i tretë i takoi Shoqatës Humanitare Tuhini. Në vendin e katërt u rendit Shoqata Aranjell Zvicër.
Organizatorët ndanë edhe çmimet individuale, ku titulli Lojtari më i Mirë i Turneut iu dha Florent Osmanit, ndërsa çmimi Portieri më i Mirë i Turneut shkoi për Ismail Ismailin.
Nga Shoqata Kulturore Kërçova–Zvicër u shprehën falënderime për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, sponsorët, kontribuuesit, tifozët dhe të pranishmit, të cilët me mbështetjen e tyre ndihmuan në suksesin e këtij manifestimi tradicional sportiv.

Kryetari i shoqatës Kulturore Kërçova në Zvicër,Resul Mehemdi u shpreh i kënaqur nga organizimi dhe nga pjesmarrja e sportdashësve,duke falenderuar të gjitha ata të cilët ndihmuan në organizimin e këtij turenu.

Edhe pjesmarrësit nga vende të ndryshme të Kërçovës u shprehën të kënaqur nga turenu i sivjetshëm,i cili ashtu si edhe viteve të tjera u shndërrua në një vendtakim për kërçovarët.


 



Të ndryshme
Më shumë