TV LIVE
ShowBiz
22 June 2026
Jennifer Lopez flet për divorcin me Ben Affleck: Nuk mund të fajësosh askënd tjetër, përveç vetes

Jennifer Lopez, në një intervistë të re, ka folur për divorcin me Ben Afflck dhe kur kuptoi se kishte ardhur koha që diçka të ndryshonte.

Ylli me famë botërore tha se nuk mund të fajësojë askënd përveç vetes, duke shtuar se ky moment kishte qenë përcaktues për të.

“Pas divorcit tim të fundit, anulova turneun tim. U ula dhe mendova: ‘Duhet të kuptosh se çfarë ka ndodhur. Çfarë ke? Harroji të gjithë të tjerët. Nuk ka askënd tjetër për të fajësuar përveç teje. Çfarë po bën? Çfarë po ndodh në jetën tënde?’ Ai moment ishte përcaktues për mua.”, tha këngëtarja.

Dy vitet e fundit, shtoi ajo, kanë qenë një udhëtim shërimi për të.

“Arrita ta njoh veten vërtet. Personi që jam sot është shumë i ndryshëm nga personi që isha edhe dy vjet më parë.”

Lopez ka dy fëmijë binjakë me ish partnerin e saj, Mark Anthony.



Të ndryshme
Më shumë