TV LIVE
Nga Vendi
20 June 2026
BDI MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR NË KËRÇOVË:PRIORITET RIKTHIMIN E KOMUNËS SË KËRÇOVËS TE SHUMICA E QYTETARËVE

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Kërçovë, në praninë e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, si dhe të drejtuesve partiakë, veteranëve, aktivistëve dhe anëtarëve të shumtë.
Në kuadër të procedurave statutare, delegatët zgjodhën Kryesinë e Degës, Këshillin Mbikëqyrës, Komitetin e Veteranëve dhe sekretariatet tematike, duke rikonfirmuar vazhdimësinë organizative dhe përkushtimin ndaj vizionit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Të pranishmëve iu drejtua sekretari organizativ i BDI-së, Arbër Ademi, i cili foli për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për sfidat me të cilat përballet skena politike aktuale.

Nga ana tjetër, kryetari i Degës së BDI-së në Kërçovë, Arlind Sejdini, theksoi se prioriteti kryesor i kësaj përbërjeje do të jetë rikthimi i Komunës së Kërçovës në drejtimin e shumicës së qytetarëve

Ndërsa Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke folur për  të arriturat nga viti 2001 percolli porosinë për respektimin e Marrveshjes së Ohrit.



Të ndryshme
Më shumë