TV LIVE
Kuriozitete
20 June 2026
“Java e Ali Pashës” në Tepelenë, bashkia e industrisë së aktiviteteve kulturore

Në Tepelenë, Qershori është kthyer në një muaj plot gjallëri, me aktivitete të shumta kulturore. Atmosfera festive pritet të kulmojë në javën dedikuar Ali Pashës dhe agroturizmit. KRONIKË 

Bashkia Tepelenë do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të larmishme gjatë këtij muaji që përfshijnë fusha të ndryshme kulturore e artistike.

Qëllimi i tyre është nxitja e jetës komunitare dhe promovimi i vlerave lokale që e karakterizojnë qytetin. Këto aktivitete do të çelen me javën e Ali Pashës si dhe në 60-vjetorin e këngës polifonike në skenë. 

Në javën e Ali Pashës, që mes kësaj jave ne kemi gati disa ditë që kemi filluar dhe përfundon më datën 25 qershor. Përfundon me këngën, me polifoninë, me festivalin ‘Bilbilat këndojnë në Tepelenë’. Ndërkohë, gjatë kësaj jave kemi edhe 60-vjetorin e grupit polifonik të Bënçës, i cili mbush gjashtë dekada në skenë me të famshmit dhe të fuqishmit e polifonisë: me të famshmit dhe të fuqishmit e polifonisë sikurse janë Golik Jaupi, Përparim Zifraj, Agron Selimi dhe shumë e shumë të tjerë.” – tha Myrda Jera, përgjegjës i aktiviteteve, Bashkia Tepelenë. 

Bashkia Tepelenë do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të larmishme gjatë këtij muaji, që përfshijnë fusha të ndryshme kulturore e artistike. Qëllimi i tyre është nxitja e jetës komunitare dhe promovimi i vlerave lokale që e karakterizojnë qytetin. Këto aktivitete do të çelen me javën e Ali Pashës, si dhe 60-vjetorin e këngës polifonike në skenë. 

“Dhe për turizmin do të kemi një etnografi goxha të zhvilluar edhe të maturuar. Do të kemi një kulinari goxha të zhvilluar dhe të mirë, me çfarë asortimentesh që shërben Tepelena.” 

Gjithashtu, një sërë aktivitetesh do të organizohen edhe në muajin korrik në kuadër të agroturizmit. 

Me këto nisma, Bashkia Tepelenë vijon të tregojë përkushtimin për të mbajtur gjallë jetën kulturore dhe qytetare, duke e kthyer në traditë organizimin e aktiviteteve që pasurojnë jetën e komunitetit dhe nderojnë vlerat kombëtare. 

Gazetare: Enkeleda Domeri 

/rtsh.al/ 



Të ndryshme
Më shumë