Në ambientet e Muzeut të Qytetit të Kërçovës u hap ekspozita artistike e Kolonisë së Parë Ndërkombëtare të Artit “Omer Kaleshi”, duke kurorëzuar disa ditë krijimtarie intensive dhe bashkëpunimi mes artistëve nga vendi dhe rajoni. Ekspozita prezanton veprat e realizuara gjatë kolonisë, të frymëzuara nga vlerat artistike dhe trashëgimia kulturore që mban emrin e piktorit të madh me origjinë nga Kërçova, Omer Kaleshi.
Nga shoqata artisitke Lulu Art,organizatorja Lulzime Osmani u shpreh e kënaqur për mënyren e ralizimit të kësaj ekspozite, madje duke i tejkaluar edhe pritshmeritë.
Saimir Strati nga Shqipëria mbajtës i rekordeve guines për mozaiket e çuditdhme,pjesmarrës në këtë ekspozitë u shpreh se motivimi ishte pikërisht figura e të madhit Omer Kaleshi.
Edhe Afërdita Murtaj nga Tirana u shpreh e kënaqur me organizimin dhe mikëpritjen kërçovare
Ndërsa profesori Osman Qerimi e ka vlersuar lartë organizimin e këtij eventi artisitk.